Michelangelo përdorte kryesisht dorën e djathtë vetëm për mos qenë i paragjykuar nga të tjerët, pasi në realitet ishte mëngjërash.
Edhe pse ishte stërvitur që në moshën e adoleshencës, për të pikturuar me dorën e djathtë, kur vinte puna në përdorimin e çekiçit për të gdhendur skulpturat ai përdorte të majtën.
Këtë përfundim e nxorri eksperti i artit, Davide Lazzeri, që arriti në këtë duke vëzhguar në detaje një autoportret të piktorit të famshëm, ku vërehet së sëmundja e artritit i ka kapur dorën e majtë.
Këto detaje konfirmojnë ato që janë thënë në një biografi të shkruar nga ndihmësi i Michelangelo-s, i cili pohonte se mjeshtri ishte mëngjërash.
“Fshehja e vazhdueshme e natyrës së vërtetë, duket se vinte nga pasoja e paragjykimeve të klerikëve, që kishin për mëngjërashët”, u shpreh Lazzeri.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…