<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kur duhet të shqetësohemi për frenat?

 

Një ndër zhurmat më të zakonshme që shqetësojnë shoferët është ndryshku apo zhurma metalike nga frenat. Edhe pse shpesh injorohet si një fenomen i përkohshëm, ekspertët paralajmërojnë se kjo zhurmë mund të jetë një sinjal për probleme serioze me sistemin e frenimit. Ndryshku i frenave mund të vijë për disa arsye, por disa nga më të shpeshtat janë:

PLLAKAT E FRENAVE. kur dëgjohen zhurma të forta gjatë frenimit, vetura lëkundet ose ndalimi nuk është efikas, mund të jetë shenjë se pllakat e frenave janë konsumuar dhe duhet të ndërrohen menjëherë.

Indikatorët e konsumimit – shumë pllaka moderne kanë një shtresë të hollë metali që lëshon zhurmë të qëllimshme kur arrijnë fundin e jetës së tyre. Kjo zhurmë, e dëgjuar edhe kur pedali nuk shtypet, është një thirrje për kontroll urgjent.

LAGËSHTIA OSE PLUHURI. në disa raste, sidomos në mëngjes ose pas larjes së makinës, rotorët mbulohet me lagështi ose mbetje të vogla. Këto zhurma zakonisht zhduken pas disa frenimeve, por nëse vazhdojnë, kërkohet kontroll. Ekspertët theksojnë se stili i drejtimit ndikon ndjeshëm në jetëgjatësinë e frenave. Shoferët që shmangin frenimet e panevojshme dhe ngasin më qetë, mund të shijojnë pllaka që zgjasin deri në 150 mijë kilometra. Nga ana tjetër, vozitja intensive në trafikun urban ul ndjeshëm këtë jetëgjatësi.

Nëse zhurma është e vazhdueshme, ndjehet gjatë gjithë kohës ose shoqërohet me ndryshim në ndjesinë e pedalit të frenimit, është koha për një vizitë të menjëhershme te mekaniku. Sistemi i frenimit është ndër komponentët më kritikë për sigurinë rrugore dhe nuk duhet anashkaluar. Ndryshku tek frenat nuk është gjithmonë arsye për panik, por kurrë nuk duhet neglizhuar. Një kontroll i thjeshtë mund të bëjë dallimin mes një rregullimi të thjeshtë dhe një rreziku serioz për jetën në rrugë.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

4 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

4 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago