Macja juaj sapo ka kryer një operacion? Ky udhëzues do të ndihmojë që ajo të ketë një rikuperim të suksesshëm.
Nga problemet e dhëmbëve deri në operacionet e kancerit, ka shanse që macja juaj të ketë nevojë për kirurgji në një pikë të jetës së saj.
Në mënyrë që ta ndihmoni që ajo të ketë një rikuperim të mirë, ju duhet të kujdeseni për të, veçanërisht pasi ajo të kthehet në shtëpi.
Lexoni disa sugjerime dhe këshilla se çfarë mund të bëni për t’u kujdesur për kotelen tuaj pas operacionit:
Rregullat ndryshojnë në spitalet veterinare, por nëse ju lejohet, vizitoni mace tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Këto vizita do të jenë po aq të dobishme për të, sa për ju edhe nëse ajo është akoma e sëmurë. Kjo do t’i jap qetësi dhe siguri.
Nëse macja juaj ka pasur një operacion të madh, asaj do t’i duhet pak kohë për të rimarr veten në shtëpi, kështu që ju duhet të planifikoni këtë paraprakisht.
A keni fëmijë ose kafshë të tjera në familje?
Nëse po, duhet të gjeni një vend të qetë që macja juaj të pushojë ditët ose javët e para. Një dhomë ku ajo mund të jetë plotësisht vetëm është ideale.
Macja juaj mund të ketë nevojë për ilaçe ose ndihmë tjetër rregullisht; në varësi të situatës, ajo mund të ketë nevojë edhe për fizioterapi.
Veterineri juaj do t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni, kështu që ju do të duhet të bëni një plan që të përshtatet kujdesi i maceve tuaj në orarin tuaj dhe nëse është e mundur, lejo që dikush tjetër në shtëpi të dijë se çfarë duhet të bëjë, në mënyrë që të mund të marrë përsipër nëse nuk jeni aty. /Telegrafi/
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…