<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Krijohet harta më e madhe e trurit të njeriut, do të ndihmojë për të përballur sëmundjet e ndryshme

Qelizat tona të trurit shërbejnë si blloqe ndërtuese të çdo mendimi, emocioni dhe veprimi fizik dhe megjithatë truri është ende organi ynë më misterioz. Tani shkencëtarët mund të kenë njohuri të reja në këtë “kuti të zezë” të jetës.

Më 12 tetor, një ekip shkencor njoftoi hartimin e mbi 3000 llojeve të qelizave të trurit si pjesë e një atlasi të trurit të njeriut, i cili u prezantua përmes 24 punimeve të ndryshme në 3 revista shkencore.

Me këtë atlas, shkencëtarët mund të identifikojnë mënyrat në të cilat truri i njeriut ndryshon nga truri i specieve të tjera, duke përfshirë të afërmit tanë më të afërt të gjallë, siç janë shimpanzetë.

Harta gjithashtu do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë se si truri i njeriut mund të ndryshojë me kalimin e kohës, por edhe sa i ngjashëm është truri i një personi me një tjetër dhe pse disa njerëz zhvillojnë sëmundje të ndryshme të trurit.

“Ne me të vërtetë kemi nevojë për këtë lloj informacioni nëse do të kuptojmë se çfarë na bën unikë si njerëz ose çfarë na bën të ndryshëm si individë ose si zhvillohet truri”, tha Ed Lein, një studiues i cili mori pjesë në studime.

Hulumtimi u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA dhe filloi gjashtë vjet më parë si pjesë e një studimi më të madh të trurit.

I përbërë nga 170 miliardë qeliza, duke përfshirë 86 miliardë neurone, truri mund të jetë “sistemi më kompleks që njohim në univers deri më tani”, u shpreh Henry Greely, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Stanfordit.

Harta e qelizave në trurin e njeriut mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e trajtimeve për çrregullimet e trurit, si sëmundja e Alzheimerit, autizmi dhe depresioni.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

15 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

15 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

15 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago