<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Kjo ka ndodhur edhe më parë…” shkëncëtarët shpjegojnë si ndodh fenomeni misterioz i déjà vu-së

A e ke pasur ndonjëherë atë ndjenjën e çuditshme se diçka që po ndodh të bën të mendosh se “Kjo ka ndodhur edhe më parë” edhe pse kjo është e pamundur?

Ky fenomen i njohur si déjà vu prej kohësh i ka “munduar” filozofët, neurologët dhe shkrimtarët. Që nga viti 1800 kanë dalë teori të ndryshme rreth asaj që quhet déjà vu apo thënë ndryshe “e parë më parë”.

Sipas Science Alert, në fillim është menduar se ky fenomen vinte si shkak i mosfunksionimit mendor apo si një funksionim jonormal i kujtesës njerëzore. Por deri vonë nuk kishte studime shkencore.

Në fillim të këtij mijë vjeçari shkencëtari Alan Brown vendosi të bënte një rishikim të gjitha të dhënave shkencore rreth déjà vu-së. Pjesa më e madhe e të dhënave e lidhnin këtë fenomen me aftësitë psikike, me të mbinatyrshmen ose me jetët e kaluara. Por gjithashtu gjeti studime ku njerëz në gjendje normale kanë treguar përvojat e tyre të përjetimit të déjà vu-së.

Nga të dhënat e gjetura, shkencëtari Brown arriti të përcaktojë se afërsisht dy e treta e njerëzve përjetojnë déjà vu në një moment të jetës. Sipas tij shkaku më i zakonshëm i krijimit të deja vu-së është një vend apo skenë, e gjithashtu një tjetër shkak mund të jetë edhe një bisedë.

Puna e Alan Brown u shfaq si një revistë shkencore e cila shërbeu si katalizator për shkencëtarët të realizuar eksperimente të tjera për të hetuar fenomenin deja vu.

Testimi i déjà vu-së në laboratorin e psikologjisë

I nxitur nga puna e Brown, psikologët filluan të kryenin eksperimente që synonin testimin e hipotezave rreth mekanizmave të mundshëm të déjà vu-së.

Sipas psikologëve, déjà vu mund të ndodhë kur ka një ngjashmëri hapësinore midis një skene aktuale dhe një skene të pakujtuar në kujtesën tuaj. Psikologët e quajtën këtë hipoteza e familjaritetit Gestalt.

“Imagjinoni se po kaloni stacionin e infermierisë në një njësi spitalore në rrugën tuaj për të vizituar një mik të sëmurë. Edhe pse nuk keni qenë kurrë më parë në këtë spital, ju keni ndjesinë dhe bindjen se keni qenë edhe më parë. Shkaku themelor për këtë përvojë të déjà vu-së mund të jetë se faqosja e skenës, duke përfshirë vendosjen e mobiljeve dhe objekteve të veçanta brenda hapësirës, ​​kanë të njëjtin plan urbanistik si një skenë tjetër që keni përjetuar në të kaluarën”.

“Sipas hipotezës së familjaritetit Gestalt, nëse ajo situatë e mëparshme me një plan urbanistik të ngjashëm me atë aktuale nuk ju vjen në mendje, mund të mbeteni vetëm me një ndjenjë të fortë familjariteti për situatën aktuale”, shpjegojnë psikologët.

Për të hetuar këtë ide në laborator, psikologët përdorën realitetin virtual për të vendosur njerëzit brenda skenave. Në këtë mënyrë ata mund të manipulonin mjediset ku njerëzit gjendeshin, disa skena ndanin të njëjtën plan urbanistik, ndërkohë që nuk ishin identike. Siç parashikohej, déjà vu kishte më shumë gjasa të ndodhte kur njerëzit ishin në një skenë që përmbante të njëjtin rregullim hapësinor të elementeve si një skenë e mëparshme që ata shihnin, por nuk mbanin mend.

Ky hulumtim sugjeron se një faktor kontribues në dejà vu mund të jetë ngjashmëria hapësinore e një skene të re me atë në kujtesë që nuk arrin të kujtohet me vetëdije për momentin.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ngjashmëria hapësinore është shkaku i vetëm i déjà vu-së. Me shumë mundësi, shumë faktorë mund të kontribuojnë në atë që e bën një skenë ose një situatë të ndjehet e njohur. Për të hetuar faktorë shtesë të mundshëm në lojë në këtë fenomen misterioz, po zhvillohen ende kërkime studimore./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Ja si ta ulni faturën e rrymës me këtë ‘truk’ të thjeshtë që funksionon

    Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…

3 hours ago

A duhet ta fikni ngrohjen kur dilni nga shtëpia?

    Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…

4 hours ago

Kolla e vazhdueshme po ju lodh? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë

    Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…

4 hours ago

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago