E diela e 21 korrikut ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe të dielën arriti në 17,09 gradë Celsius pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17,08 gradë Celsius.
Valët e të nxehtit ka prekur pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.
Copernicus konfirmoi për Reuters se rekordi mesatar i temperaturës ditore i vendosur vitin e kaluar dukej se ishte thyer të dielën, në rekordet e tyre që shtrihen në vitin 1940.
Viti i kaluar pati katër ditë radhazi që thyen rekordin, nga 3 korriku deri më 6 korrik, pasi ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, çoi nxehtësinë ekstreme në të gjithë hemisferën veriore.
Çdo muaj që nga qershori i vitit 2023 – 13 muaj me radhë – tani është renditur si më i nxehti i planetit që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin korrespondues në vitet e mëparshme, tha Copernicus, shkruan Reuters
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…