Shtëpia e Zotit, apo siç njihet Kisha e Thethit është një kurorë në bukuritë natyrore në Theth dhe tërheq mjaft vizitorë vendas dhe kryesisht të huaj.
Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër sjell historinë e ndërtimit të shtëpisë së Zotit, Kishës së Thethit që daton në vitin 1909.
Gjurmët e kishës së vjetër datojnë në vitin 1892 dhe në po atë vend shtëpia e Zotit u ringrit në formën që ka sot, modeste por shumë e dashur. Famulltari i parë i kishës dikur jetonte pranë saj por kohët e reja që sollën edhe rindërtimin, e bënë Kishën e Thethit shtëpinë e të gjithë malësorëve të luginës. Historia e kishës është e lidhur me emrat e patriotëve e klerikëve shqiptarë që iu dedikuan atdheut dhe kulturës kombëtare, si për shembull At’ Shtjefën Gjeçovi, i cili ka shërbyer edhe në këtë kishë.
Gjatë diktaturës kisha u mbyll. Objektit iu ndryshua destinacioni duke e përdorur për shërbime komunitare. Kisha ka marrë formën e dikurshme, ngrihet e urtë mbi luginë dhe rrezaton fuqinë e dashurisë për Zotin dhe jetën. Ndërtimi i përshtatet karakterit të arkitekturës së malësive të thella. Ndërtesa është e tipit kullë që mbështetet në një kolonë masive ku kulmon kryqi katolik. Pjesa e pasme e kishës vjen në formë gjysëm rrethore, mbuluar po nga një çati rrethore që hyn butë në mënyrë harmonike tek mbulesa e madhe e ndërtesës kryesore.
Kisha e Thethi është si një shenja orientuese e turistëve në Alpet Shqiptare, është ndalesa që bekon udhëtimin./ATSH/
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…