Nëse vini nga vendet e prekura me Coronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet! Lajmroni menjëherë Institucionet shëndetësore.
Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre!
Disa nga këshillat e profesionistëvë shëndetësor janë të thjshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:
· Lani mirë sa më shpesh duart për minimum 20 sekonda!
· Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
· Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
· Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
· Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!
· Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkrun mjeku!
· Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
· Pastroni sipërfaqet me dezinfektues me bazë klori ose alkooli!
· Përcillini simptomat e juaja dhe thireni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor;
· Menaxhoni mirë mbeturinat;
· Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!
Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë
shëndetin e njëri-tjetrit!
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…