<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këshilat e duhura që të mos kuptoheni fare se keni pirë duhan

Nëse jeni duhanpirës dhe nuk rrini dot pa ndezur një cigare në makinë, shtëpi, ky mund të jetë problem pasi aroma e duhanit është një nga më të vështirat për t’u larguar.

Mund të provoni të gjitha llojet e dedorantëve, por nëse e ndizni vazhdimisht cigaren në këto ambiente, nuk shpëtoni dot nga aroma e tij në mënyrë të përhershme. Gjithsesi, këto këshilla do t’ju ndihmojnë që shtëpia, makina dhe trupi juaj të mbajnë aromë të freskët dhe të mos kuptoheni fare që keni ndezur duhan.

Mollët

Mollët janë të shkëlqyera për të përthithur aromat, çka i bën perfekte për këtë qëllim. Merrni një mollë dhe ndajeni përgjysmë ose në disa feta. Vendosini ato në ambientin që vjen erë duhan dhe lërini prë një natë. Molla do të përthithë gjithë aromën e duhanit.

Uthulla


Uthulla neutralizon erën e duhanit duke e zhdukur të gjithë aromën. Hapni dritaret dhe nëse keni kafshë shtëpiake çojini në dhomën tjetër. Vendosni në zjarr një tenxhere me uthull dhe vëreni të ziejë. Aroma e uthullës do të përhapet në shtëpi duke eliminuar atë të duhanit. Mund të përzieni gjithashtu një filxhan uthull me dy litra ujë të ngrohtë dhe të pastroni sipërfaqet dhe mobiljet. Nëse rrobat tuaja bien erë duhan, mund të shtoni pak uthull në lavatriçe.

Soda

Spërkasni divanet, tapetet e tapiceritë me sodë buke dhe lëreni në këto sipërfaqe për 12-24 orë. Soda përthith aromat dhe lagështinë që do të thotë se era e duhanit dhe aromat e tjera të pakëndshme do të zhduken.

Kafeja

Ruani mbetejt e kafesë në enë të vogla. Vendosini në makinë ose nëpër shtëpi. Zëvendësojini çdo 24 orë dhe aroma e duhanit do të zhduket. Mbetjet e kafesë përthithin aromat dhe lëshojnë erën e mirë të kafesë.

Amoniak

Nëse aromat e duhanit në ambientet tuaja janë shumë të forta, le të kalojmë tek ‘artileria e rëndë’. Përdorni amoniak. Kur ta përdoni, vendosni maskë dhe mbani fëmijët e vegjël larg. Nëse era e tij është shumë e fortë dhe s’e duroni dot, mund të përdoni pak sodë për të thithur erën e amoniakut. Spërkateni në shtëpi dhe më pas ndizni aspiratorin.

InForCulture

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

15 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

16 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

16 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago