Në librin e tij më të shitur “The Intelligence of Dogs”, neuropsikologu Stanley Coren fokusohet në aftësinë e adaptimit për t’u trajnuar si shenjë të inteligjencës tek qentë
Profesori nga Universiteti i Kolumbisë i ka studiuar më shumë se 200 raca të qenve dhe tregon se cilët nga ta kishin shënuar më së shumti pikë në testimet e punës dhe bindjes, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, kjo është lista me katër racat e qenve më të mençur që ekzistojnë.
Border Collie
Qentë e kësaj race njihen si inteligjentë, me instinkte të jashtëzakonshme si dhe aftësi të mahnitshme të punës.
Poodle
Jashtëzakonisht i mençur dhe aktiv, si dhe i krijuar për t’i marrë gjërat nga uji.
German Shepherd
Këta njihen edhe si “qentë e policisë”, pasi që janë të përsosur për ruajtjen dhe mbrojtjen e pronarit.
Përveç që shërbejnë në polici, këta janë edhe qen ushtarak.
Golden Retriever
Inteligjent dhe i etur për t’ju kënaqur. Racë e krijuar për t’ju shoqëruar në gjueti, e gjithashtu është i përsosur për t’ju asistuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…