<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kapsllëku kronik rrit rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje e rëndë e veshkave

 

 

Personat me konstipacion (kapsllëk) kanë 13% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kronike të veshkave dhe 9% më shumë të ngjarë të zhvillojnë dështim të veshkave, sipas një studimi shkencor amerikan.

 

Pothuajse një në tre njerëz përjetojnë kapsllëk në një moment të jetës së tyre. Kapsllëku mund të ketë efekte të ndryshme shëndetësore, p.sh. rritjen e rrezikut kardiovaskular. Por është hera e parë që zbulohet një lidhje midis kapsllëkut dhe sëmundjeve të veshkave.

 

 

Botuar në Journal of the American Society of Nefrology (JASN), studiuesit, të udhëhequr nga profesori i nefrologjisë Ksaba Kovesdi i Qendrës Mjekësore të Veteranëve të Memphis, studiuan të dhënat për më shumë se 3.5 milionë njerëz me një moshë mesatare 60 vjeç, të cilët në fillim të studimi nuk kishin asnjë problem me veshkat.

Krahasuar me ata pa kapsllëk, pas një dekade, ata me kapsllëk treguan një probabilitet të shtuar për probleme me veshkat. Sa më i rëndë të jetë kapsllëku, aq më i madh është rreziku i sëmundjes kronike të veshkave ose dështimit të veshkave.

 

 

Mekanizmi biologjik që lidh kapsllëkun me veshkat mbetet i paqartë, por ka të ngjarë të përfshijë ndryshime në komunitetet mikrobike të zorrëve, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion kronik që, nga ana tjetër, dëmton veshkat.

 

 

Studiuesit raportuan se trajtimi i kapsllëkut me ndryshime në stilin e jetës (dieta, etj.) dhe probiotikët mund të mbrojnë gjithashtu shëndetin e veshkave.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

22 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

22 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

22 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago