Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga ky kanion, kujton se “ky vit duhet të jetë viti i udhëtimeve në Shqipëri, ku të shijohet turizmi vendas”.
Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit dhe ka një gjatësi prej 13 kilometra dhe gjerësia ndryshon nga 4 metra, deri në 35 metra.
Thellësia po ashtu është mbresëlënëse, që arrin deri në 70-80 metra, me shpate vertikale përfund të cilëve rrjedh lozonjar lumi i Osumit.
Në këtë kanion, çdo vit udhëtojnë me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët shijojnë natyrën, kulinarinë dhe sportin e bukur të rafting./ATSH/InforCulture.info
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…