Një studim nga ekspertët e Universitetit të Harvardit zbuloi se personat që konsumojnë dy deri në tre kafe me kafeinë gjatë ditës, kanë më pak shanse për zhvillimin e demencës se personat që nuk e konsumojnë.
Sipas Yu Zhang, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, demenca është një nga problemet shëndetësore më sfiduese dhe më të përhapura në të gjithë botën, dhe ende ka trajtime shumë të kufizuara efektive.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat e 86 mijë infermiereve femra dhe 45 mijë burrave që punonin si profesionistë të shëndetit në SHBA, të cilët u monitoruan për një mesatare prej 43 vjetësh.
Bëhet e ditur se gjatë periudhës së ndjekjes, u identifikuan 11 mijë e 33 raste të demencës dhe se pyetësorët në lidhje me dietën e tyre u plotësuan çdo dy deri në katër vjet, duke përfshirë pyetje në lidhje me konsumin e kafesë me kafeinë, kafes pa kafeinë dhe çajit.
Nga ana tjetër, konsumimi i kafesë pa kafeinë nuk ishte i lidhur me rrezik më të ulët për demencë, në krahasim me konsumuesit e kafesë me kafeinë, për të cilët analiza nxori se kishin 18% më pak risk për zhvilimin e demencës, si dhe personat që konsumojnë çaj, me risk 16% më të ulët.
Sipas Dr. Susan Kohlhaas, dretoresha ekzekutive e kërkimit në Alzheimer’s Research UK, ky hulumtim nuk vërteton se kafeja dhe çaji mbrojnë trurin.
“Ky studim tregon një lidhje, jo një marrëdhënie shkak-pasojë. Njerëzit që pinë kafe ose çaj mund të ndikojnë në shëndetin e trurit”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër prof. Tara Spires-Jones, udhëheqësja e divizionit në Institutin e Kërkimeve për Demencën në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ky lloj hulumtimi vëzhgues nuk mund të vërtetojë në mënyrë përfundimtare se marrja e kafeinës ishte arsyeja për rrezikun më të ulët të demencës. Për shembull, ndërprerja e gjumit dhe disa faktorë të shëndetit kardiovaskular shoqërohen me rritjen e rrezikut të demencës dhe këto mund të ndikojnë në zgjedhjet e njerëzve rreth marrjes së kafeinës.”
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…