<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

James Belushi: Jam artist, se jam nga Korça

Pse Korça krenohet me birin e vet, dhe njëkohësisht biri me origjinën e tij…

PËR DISA QË “HARROJNË” SE KORÇARËT EDHE KUR I FTOJNË NË TIRANË, KORÇËN PROMOVOJNË TË PARËN…

James Belushi: Jam artist, se jam nga Korça…

Aktori i mirënjohur shqiptar James Belushi vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1995. Gazetarja Rudina Xhunga e intervistoi asokohe, ndërsa Belushi tregoi emocionet e takimit me familjarët dhe kthimin te rrënjët, në Korçë.

Në Qytezë ju i kërkonit grupit të televizionit, herë pas here të mos ju filmonte. Pse?

Sepse nuk filmohet dhembja. Mua më dhembte mosnjohja më parë e atij vendi ku im atë kishte lindur; atij fshati të bukur, me male të lartë, me hënën që të dukej sikur futej bashkë me ty në shtëpi. Mua më dhemb vëllai Xhon që nuk mundi të vijë. Më dhemb shtëpia e prishur. Këto nuk doja të filmoheshin. Ne ishim gjithashtu në Sinicë, fshatin e tim kushëriri. Ai hyri me kalë në shtëpinë që ende mbahej dhe qau. Qamë të dy. Gjetëm aty një djep të vogël që e kemi marrë me vete.

Po djali juaj 14 vjeçar mundi të prekë e të kuptojë dhimbjen e babait?

Ah, do t’ju tregoj diçka unikale. Dhe është ky fakti më i rëndësishëm i këtij udhëtimi. Unë gjithmonë kam qenë i interesuar ta njoh Robertin me gjenezën e tij. Për këtë i flisja vazhdimisht. Kur arritëm në Korçë, vizituam Qytezën, pamë shtëpinë e prishur, ai më shoqëroi në çdo moment. Natën tek flinte, kushëriri im i dëgjoi tek tha shqip: “Ku është shtëpia ime”?

Kjo është për mua sa e çuditshme dhe emocionuese. Roberti kurrë më parë s’ka folur shqip dhe foli në ëndërr. Kërkoi shtëpinë në gjuhën e të parëve. Kjo i jep përgjigje pyetjes suaj sa mundi ta prekë ai dhimbjen dhe mallin e babait, e jo vetëm kaq.

Dhe Xheni është ndjerë po kaq mirë?

Xheni është mikesha ime, që unë e mora me vete në këtë udhëtim njëjavor, për të njohur edhe ajo origjinën time. Plakat në Korçë e pëlqyen shumë. Vetëm e puthnin dhe më pyesnin: “Çupka?”. Çupka ju thosha. Kështu u ngatërruam pak.

Kur patë Qytezën, për ndonjë moment falënderuat babain tuaj që emigroi?

Nuk është pikërisht kështu. Unë e falënderova tim atë që ngulmoi të vinim në Shqipëri. Këtu preka nga afër të vërtetën: “Për të vajtur tek e ardhmja kalohet nga një e shkuar.”/dritare.net

InForCulture

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

8 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

8 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago