<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja qyteti i cili rrezikon të mbetet plotësisht pa ujë

 

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern që mbetet plotësisht pa ujë, paralajmërojnë ekspertët, ndërsa nivelet e ujërave nëntokësore kanë rënë deri në 30 metra në dekadën e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga organizata Mercy Corps, urbanizimi i pakontrolluar dhe ndryshimet klimatike po e shtyjnë qytetin drejt një katastrofe të pashmangshme.

Gati gjysma e puseve të qytetit – burimi kryesor i ujit të pijshëm për shtatë milionë banorët – janë tharë, ndërkohë që nxjerrja e ujit tejkalon shkallën natyrore të rimbushjes me rreth 44 milionë metra kub në vit. Nëse trendi vazhdon, të gjithë akuiferët mund të shterojnë deri në vitin 2030.

“Duhet të ndërmerret një përpjekje urgjente ndërkombëtare për ta dokumentuar dhe përballuar këtë krizë”, tha Dayne Curry, drejtoreshë e Mercy Corps në Afganistan. Ajo paralajmëroi se mungesa e ujit mund të çojë në zhvendosje masive dhe rritje të migrimit.

Kriza nuk kufizohet vetëm tek mungesa e ujit, por edhe cilësia e tij. Raporti tregon se deri në 80% e ujërave nëntokësore të Kabulit janë të ndotura, me prani të lartë të ujërave të zeza, arsenikut dhe kripësisë. Kjo situatë ka bërë që shumë familje të shpenzojnë deri në 30% të të ardhurave mujore vetëm për ujë, duke hyrë në borxhe për të mbuluar nevojat bazë.

“Afganistani ka shumë probleme, por mungesa e ujit është një nga më të rrezikshmet”, tha Nazifa, një mësuese nga lagjja Khair Khana. “Familjet me të ardhura të ulëta po vuajnë më shumë, pasi uji i pastër nuk ekziston më.”

Ndërkohë, disa kompani private kanë përfituar nga situata duke hapur puse të reja dhe duke shitur ujin me çmime të larta, duke shtuar edhe më shumë barrën mbi qytetarët.

Kabuli ndodhet në prag të një krize humanitare që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendore përballen me sfidën jetike për të siguruar të ardhmen ujore të qytetit.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

22 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

23 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

23 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago