Uji i orizit ka shumë përfitime, për flokët, fytyrën dhe lëkurën tuaj në përgjithësi. Ja se si mund ta përdorni dhe si ta përgatisni.
Orizi është një drithë i pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale, shkruan “HealthLine”.
Të gjithë këto ushqyes transferohen në ujin ku drithi zien gjatë gatimit.
Kjo është arsye përse këshillohet të përdoret ujin e orizit për shëndetin e lëkurës.
Vlerat e ujit të orizit për shëndetin e lëkurës
Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk.
Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin. Uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrrat.
Si të përgatisni ujin e orizit në shtëpi
Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Mbushni një gjysmë filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm.
Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta.
Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer. Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë.
Gjatë këtyre ditëve, atë mund ta aplikoni rregullisht në lëkurë dhe flokë për të marrë përfitime maksimale.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…