<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Injoranti që shkroi “Katovicën”

Nga Kastriot Dervishi

Një injorant (në kuptimin e plotë të fjalës), duke mos u bazuar askund, por vetëm në imagjinatë, shkroi keq një tekst që do shpërndahej në mënyrën më të pabesueshme si lënda e një teorie konspiracioni me emrin “Katovica”, gjoja e folur në tetor 1989 nga Ramiz Alia. “Strateg” i madh d.m.th. Alia, i izoluar këtu brenda, i dinte punët e Europës edhe pa rënë muri i Berlinit. Mbase falsifikatori po ta dinte se do shpërndahej teksti në këtë mënyrë, do ta çonte diku për korrekturë gjuhësore, apo do konsultohej me dikë për pamjen fotografike të dokumenteve.

Teksti i mëtuar është shkruar me një makinë shkrimi të hyrë në Shqipëri pas vitit 1991. Nga tipologjia, shkrimi nuk ngjason me asnjë dokument origjinal të përdorur atë kohë nga Partia e Punës. Veç të tjerash, dokumentet e asaj kohe janë të gjitha më germën “ë”. Shkruesi i tekstit, besoj diku midis viteve 1995-1998 (kur edhe doli), duket qartë që është moshë e madhe, amator, i palexuar, me shkollim të kufizuar dhe që nuk e njeh gjuhën shqipe. Qysh në hyrje, tregon padijen e tij kur vendos titullin: “Ja kush do jetë demokracia…”. Përemri “kush” u drejtohet vetëm frymorëve. Po ashtu, vijon me fjalë që nisin me germa të mëdha, kur duhet të jenë të zakonshme se nuk janë emra, as kanë diçka të veçantë, etj. Duke referuar vetëm fletën e parë, i ndërgjegjshëm se nuk i kam pikasur të gjitha keqshkrimet e tij, kam shënuar gabimet e fjalimit imagjinar, si dhe kam nxjerrë disa fjalë tipike, llahtarisht të shkruara keq nga përpiluesi i falsifikimit, si më poshtë:

-“Demokracia e jonë”- demokracia jonë

-“Kejo” – kjo

-“ti” – t’i

-“Perndimit” -Perëndimit

-“Dizidencës” – disidencës

-“anti-komuniste” – antikomuniste

-“të persekuruarit Politk”- të persekutuarit politikë

-“izmeqarët” – hyzmeqarët

-“tu kompletojem” – t’u kompletojmë

-“ti aferojmë” – t’i afrojmë

-“kompesim” – kompensim

-“presjon” – presion

-“difekte” – defekte

-“pasurija” – pasuria

-“kujdese” – kujdes

-“studjoj” – studioj

-“pensjoniste” – pensionistë

-“të sigurestruarve” – të sekuestruarve

-“të çpronesuarve” – të shpronësuarve

-“te pa rendesishme” – të parëndësishme

-“qe ju njifet” – që u njihet

-“as nje here” – asnjëherë

-“tjeterin” – tjetrin

-“materjalin” – materialin/

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

4 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

4 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago