<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ilaçi që ju e konsumoni thuajse çdo ditë po ju rrezikon jetën

 

Një studim i ri ka zbuluar se ilaçi mund të bëjë pak për të parandaluar gjendjen vdekjeprurëse dhe…

Aspirina shpesh përshkruhet nga mjekët për të trajtuar një nga format më të zakonshme të goditjes në tru. Janë dy lloje të goditjes në tru, iskemike (shkaktohet nga një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru) dhe hemorragjike (kur një person përjeton gjakderdhje brenda ose rreth trurit, duke ndërprerë rrjedhën e gjakut dhe duke vrarë qelizat). Derisa njerëzit plaken, rreziku i mpiksjes së gjakut rritet, gjë që rrit rrezikun e goditjes iskemike, forma më e shpeshtë, e cila përbën 85% të të gjitha rasteve. Për ta luftuar rrezikun, mjekët shpesh do të përshkruajnë doza të vogla ditore të aspirinës, pasi mund të ndihmojë në hollimin e gjakut. Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se ilaçi mund të bëjë pak për të parandaluar gjendjen vdekjeprurëse dhe në fakt mund ta rritë rrezikun e gjakderdhjes në tru.

Hulumtimi australian i shtohet një numri gjithnjë e më të madh të provave që sugjerojnë se dozat e rregullta të aspirinës për njerëzit e moshuar që nuk kanë pësuar ende një goditje në tru, kanë më shumë rreziqe sesa përfitime. Studimi, i publikuar në JAMA, analizoi frekuencën e goditjes në tru dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë te 19.114 njerëz mbi moshën 70 vjeçare gjatë pesë viteve. Gjysma e pjesëmarrësve morën një dozë të vogël aspirine çdo ditë, ndërsa gjysma tjetër mori një placebo.

Në mesin e atyre që merrnin aspirinë, 1.5% pësuan një goditje iskemike gjatë periudhës së studimit, krahasuar me 1.7% në grupin placebo. U zbulua gjithashtu se 1.1 për qind e pjesëmarrësve që merrnin ilaçin përjetuan gjakderdhje brenda ose rreth trurit, krahasuar me vetëm 0.8% të atyre që merrnin placebo. Një studim tjetër i veçantë zbuloi se marrja e aspirinës rregullisht mund ta rritë rrezikun e zhvillimit të anemisë, veçanërisht te njerëzit mbi 65 vjeç. Efekte të tjera anësore nga marrja e aspirinës çdo ditë mund të përfshijnë dispepsi të lehtë dhe një tendencë për gjakderdhje më të lehtë. Për shembull, mund të keni më lehtë gjakderdhje nga hundët dhe mavijosje, dhe nëse e preni veten, gjakderdhja mund të zgjasë më shumë se zakonisht. Këshillohet të keni kujdes të shtuar kur bëni aktivitete që mund të shkaktojnë lëndime ose prerje.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

11 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago