Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 20 maj 2026 në Kosovë janë konfirmuar 17 raste me fruth.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me gjashtë raste, pasuar nga Prishtinë me katër raste dhe Kaçanik me tre raste. Nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.
IKShPK bëri të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe se kanë marrë trajtim spitalor.
Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe të kryejnë vaksinimin në qendrat përkatëse të mjekësisë familjare, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…