<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Hudhër poshtë jastëkut, receta e vjetër që lehtëson disa probleme

Hudhra është një perime shumë e zakonshme në shumë kuzhina dhe përdoret në të gjithë botën. Por, a e dini se disa njerëz e futin atë nën jastëk?

Personat që e kanë të vështirë të flenë dhe të bëjnë gjumë të qetë besojnë se vënia e një hudhre nën jastëk, çdo natë, përmirëson dukshëm gjumin.

Sipas “Steps to Health”, përbërësit e squfurit në hudhër, së bashku me aromën e saj, kanë një efekt qetësues që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Era mund të jetë diçka bezdisëse në fillim, por pas disa ditësh, ajo nuk do të jetë problem dhe do ta kuptoni se hudhra është ilaçi më i mirë kundër pagjumësisë.

Madje ka efekt pozitiv edhe në përformancën fizike, pasi hudhra ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë që do ju duhen për ditën tjetër.

Bashkë me vendosjen e hudhrës nën jastëk, gjithashtu mund të hash të paktën një hudhër në ditë me stomak bosh, me ose pa limon.

Hudhra në dietë mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin. A e dini se hudhra mund të luftojë sëmundjen, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme? Dihet që hudhra është e njohur për të forcuar sistemin imunitar.

Sëmundjet kardiovaskulare që shkaktojnë sulme në zemër janë vrasësit më të mëdhenj në botë. Presioni i lartë i gjakut, hipertensioni, është një nga nxitësit më të rëndësishëm të këtyre sëmundjeve.

Sipas studimeve, konsumimi i hudhrës ka një ndikim të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me presion të lartë. Hudhra, gjithashtu, përmirëson nivelin e kolesterolit, i cili mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Të hash hudhër mund të ndihmojë në detoksifikimin e metaleve të rënda në trup. Në doza të larta, komponimet e squfurit në hudhër janë treguar se mbrojnë trupin kundër dëmtimit të organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

15 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago