<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e fshatit që u zhduk brenda natës(Foto)

Njëherë e një kohë, një vendbanim në një luginë piktoreske në Rumani, fshati Giamana u zhduk nga harta për t’i lënë vendin një liqeni toksik. Sidoqoftë gjurmët e këtij fshati ende mbizotërojnë në këtë zonë dhe padrejtësia që iu bë popullsisë lokale nuk do të harrohet aq lehtë.

Fatkeqësisht, në ato vite fatale, rezerva të pasura bakri u gjetën në një minierë aty pranë, e cila, gjatë nxjerrjes, gjeneroi një sasi të madhe mbeturinash. Banorët u detyruan të evakuoheshin sepse zona do të shërbente si vend për të ruajtur të gjitha mbeturinat toksike. Kështu qindra familje humbën brenda natës atë që kishin krijuar për dekada

Sapo lugina u zhyt në ujë, ata filluan të lëshojnë materiale toksike në liqen, të cilat, e kthyen ujin në baltë shumëngjyrëshe.

Familjet u zhvendosën 100 kilometra larg dhe në vend të një grumbulli parash që u ishte premtuar, ata morën vetëm një copë tokë të vogël dhe ca para në mënyrë që të arrinin të fillonin sërish jetën nga e para, informon abcnews.al.

Nga mbi 1000 banorë që banonin dikur në këtë vend, sot rreth 20 persona jetojnë pranë liqenit toksik. Shtëpitë e tyre janë të vendosura në një kodër, por jeta në afërsi të liqenit është shumë e vështirë, kryesisht për shkak të gazrave toksikë dhe mungesës së infrastrukturës publike.

Megjithëse kanë kaluar pothuajse katër dekada nga zhdukja e fshatit, vendasit janë ende të zemëruar me autoritetet që i lanë në baltë dhe nuk përmbushën premtimin për të zhvendosur varrezat lokale, të cilat qëndrojnë të zhytura në afërsi të kishës.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

7 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

9 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago