<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

“Hiena e Aushvicit”, rojtarja e pamëshirshme e kampit nazist të Aushvicit

Kur mendojmë për nazistët, menjëherë imazhi i përfytyruar na paraqet një burrë. Por, sipas “Mirror“, Rajhu i Tretë kishte pjesën e tij të grave bashkëpunëtore që kryenin tortura makabre mbi të burgosurit e kampeve të përqendrimit.

Një nga më famëkeqet ishte Irma Grese, e njohur edhe si “hiena e Aushvicit” ose “bisha e bukur”. Gjermania me flokë kaçurrelë bjondë ishte vetëm 22 vjeçe kur u var për krime lufte, gruaja më e re në moshë që vdiq nga ligji britanik në shekullin e shkuar.

Brutaliteti i saj ishte i njohur edhe në radhët e meshkujve nazistë, ndonëse është e vështirë të vërtetohet çdo akuzë ndaj saj.

Dëshmitarët tregojnë se Grese i gjuante dhe shkelmonte gratë me këpucët e saj me gozhda sa thuajse i vdiste. Ajo zgjidhte me qëllim gratë më të bukura të parat kur duhej të përzgjidheshin viktimat që do futeshin në dhomat e gazit, kujton e mbijetuara e Aushvicit, Olga Lengyel.

Grese lindi në një fshat të vogël të Wrenchen, Gjermani në vitin 1923 në një familje me 5 fëmijë. Nëna e saj vrau veten kur ajo ishte 13 vjeçe për shkak se zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte. Në moshën 19-vjeçare ajo i besoi vizionit të deformuar të Hitlerit dhe shkoi si gardiane vullnetare në kampin e përqendrimit të Ravensbrukut, i cili ishte posaçërisht për të burgosura femra.

Në 1943 u transferua në Aushvic ku u ngrit në detyrë në rangun dytësor më të lartë që mund të mbante një oficere femër e SS-ve, e cila i kushtoi marrëdhënien me babanë e saj.

Grese i gjuante të burgosurat në gjinj, diçka që i pëlqente veçanërisht, si  dhe detyronte të burgosura të tjera të reja hebre që të bënin roje ndërsa përdhunonte viktimat e saj. Flitej se ajo kishte marrëdhënie me Josef Mengele, (engjëlli i vdekjes), një mjek që kryente eksperimente të llahtarshme te të burgosurat, Josef Kramer (bisha e Belsenit), komandant i Aushvic-Birkenaut dhe Bergen-Belsenit, si dhe me të burgosur e të burgosura të tjera.

“Gratë kishin mësuar t’i druheshin dënimeve të saj, më e pakta ishte një goditje kamzhiku në kokën e gjoksit”, rrëfen Fania Fenelon, një e mbijetuar. Biblioteka Virtuale Hebraike në një deklaratë ogurzezë, flet për abazhurë me lëkurë njeriu të gjetur në dhomën e saj.

Gjetje të tjera sadiste përfshinin një kamxhik celofani që kishte si fund tel të fortë dhe qen që shqyenin të burgosurat.

Forcat aleate e arrestuan Grese në Prill 1945 ku ajo u akuzua për krime lufte në gjyqin e Belsenit, e përshkruar si një nga figurat “më të liga dhe të urryera”. Natën para ekzekutimit, ajo këndonte këngë naziste dhe bërtiti “shpejt” në momentin që dera u hap duke i treguar trekëmbëshin./tvklan.al

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

10 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

12 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago