<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Helmi i bletës eliminon qelizat agresive të kancerít të gjirit

Anila Kalleshi

Një grup shkencëtarësh australianë kanë zbuluar se helmi nga bletët shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit në një mjedis laboratorik. Helmi, më konkretisht një përbërje në të e quajtur ‘melittin’, është përdorur kundër dy llojeve të kancerit, të cilat janë të vështira për t’u trajtuar: triplo-negativ dhe i pasuruar me HER2.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nevojiten prova të mëtejshme edhe pse zbulimi është përshkruar si “emocionues”. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në të gjithë botën.

Ndërsa ka mijëra përbërës kimikë që mund të luftojnë qelizat kancerogjene në një mjedis laboratorik, shkencëtarët thonë se ka pak që mund të prodhohen si trajtim për njerëzit.

Ky lloj helmi i bletës me përbërje melittin është zbuluar më parë të ketë veti anti-kancerogjene për lloje të tjera të kancerit, të tilla si melanoma. Studimi nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Australinë Perëndimore u botua në Nature Precision Oncology.

Studimi testoi helmin nga mbi 300 bletë. Ekstraktet e bletës u gjetën të jenë “jashtëzakonisht të fuqishme”, – tha Ciara Duffy, një studiuese 25-vjeçare që drejtoi studimin. Një përqendrim i helmit u zbulua se shkatërron qelizat kancerogjene brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e melittinit ishte e efektshme në “mbylljen” ose përçarjen e rritjes së qelizave kancerogjene. Ndërsa melittin ndodh natyrshëm në helmin e bletës, ai gjithashtu mund të prodhohet sintetikisht.

Tradicionalisht, kanceri i gjirit i trefishtë-negativ – një nga llojet më agresive, është trajtuar me kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi. Ajo përbën 10-15 për qind të kancerit të gjirit.

“Në mënyrë domethënëse, ky studim demonstron se si melittin ndërhyn në rrugët sinjalizuese brenda qelizave të kancerit të gjirit për të zvogëluar replikimin e qelizave”, – tha Prof Peter Klinken.

“Ai siguron një shembull tjetër të mrekullueshëm, se ku përbërësit në natyrë mund të përdoren për të trajtuar sëmundjet njerëzore”.

Studiuesit paralajmërojnë gjithashtu se duhet më shumë punë për të parë, nëse helmi në të vërtetë mund të funksionojë në shkallë si një ilaç që lufton kancerin.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

4 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

4 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

4 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago