<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Gjashtë ushqime që duhet t’i shmangni në mëngjes për të humbur peshë

Mëngjesi konsiderohet si racioni më i rëndësishëm i ditës. Ai e ndalon periudhën e agjërimit gjatë natës dhe i siguron trupit tuaj nevojën thelbësore për glukozë, e cila ndihmon në rritjen e niveleve të përgjithshme të energjisë. Në fakt, ai gjithashtu kontribuon në rrugëtimin e humbjes së peshës nëse përfshini llojin e duhur të ushqimeve në vaktin e parë të ditës. Epo, ka disa zgjedhje ushqimore që mund t’i pengojnë qëllimet tuaja për humbje peshe nëse i hani të parat në mëngjes, raporton India.com.

Drithërat me sheqer: Ndërsa drithërat janë opsion i lehtë për mëngjes, shumica janë të mbushura me sheqer, duke ofruar gati asnjë vlerë ushqimore. Ato shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, duke çuar në dëshirë të madhe për të ngrënë gjatë ditës. Në vend të kësaj zgjidhni drithërat natyrale ose tërshërën.

Ëmbëlsirat dhe petullat: Këto ushqime janë të mbushura me sheqer, miell të rafinuar dhe yndyra të pashëndetshme. Ato nuk japin kalori që ndikojnë në humbje të peshës dhe pastaj e rrisin urinë akoma më shumë.

Jogurt me shije: Ndërsa vetë jogurti mund të jetë i shëndetshëm, versionet me shije kanë tendencë të jenë të pasura me sheqerna. Zgjidhni jogurt të thjeshtë, grek dhe për ëmbëlsi natyrale fruta të freskëta ose mjaltë.
Mishrat e përpunuar: Janë të pasura me yndyra të ngopura dhe natrium, të cilat mund të çojnë në shtim në peshë dhe fryrje. Proteinat pa yndyrë si vezët, gjeli i detit ose alternativat me bazë bimore janë opsione më të shëndetshme.

Lëngjet e frutave: Lëngjet e dyqaneve shpesh janë të ngarkuara me sheqer dhe u mungojnë fibrat, të cilat mund të ndikojnë në humbjen e peshës. Ngrënia e frutave të freskëta është shumë më e dobishme, pasi ato përmbajnë fibra që ndihmojnë në rregullimin e oreksit tuaj.

Buka e bardhë: Karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë kanë pak fibra dhe proteina, duke shkaktuar rritje të sheqerit në gjak dhe duke shkaktuar mbingrënie më vonë. Zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë fibrash që ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Duke shmangur këto gjashtë ushqime, ju do ta reduktoni marrjen e panevojshme të kalorive që do t’ju ndihmojnë të arrini më shpejt qëllimet tuaja për humbje peshe.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

16 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

16 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

16 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago