Një fotografi e vjetër e vitit 1962 është bërë publike në rrjetet sociale, derisa shihen disa gra në zonën e Zadrimës, duke marr trajnim nga një specialist të ardhur nga Kina për kultivimin e orizit, transmeton KultPlus.
Zadrima është fushë në Ultësirën Bregdetare, pjesë e fushës së Nën-Shkodrës, në rrethin e Lezhës. Shtrihet midis Drinit të Lezhës në perëndim dhe malit të Hajmelit dhe atij të Velës në lindje. Është një fushë e sheshtë dhe shumë e ulët, 20-25 metra mbi det.
Kjo zonë ka qenë shumë e famshme pasi shumë vite më parë është mbjellur oriz.
Kjo bimë lidhet ngushtë edhe me dietën mesdhetare, ku vendet përkatëse e përdorin si lëndë kryesore në menytë e tryezave në familje.
Në Shqipëri para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha.
Ndërkaq specialit të orizit nga Kina kishin ardhur që të trajnonin shqiptarët në kultivimin e orizit, gjatë viteve 1960. Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shihet një burrë kinez duke trajnuar disa gra shqiptare. Që prej viteve ’90 në Shqipëri nuk është kultivuar më bima e orizit, ndërsa këtë vit është rikthyer kultivimi i tij.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…