<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fjala e fundit në gjyq e Anton Harapit: Kam derdhë djersë me ba Shqipninë

Anton Harapi (1888 – 1946) ishte frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Në qershor 1945 arrestohet nga komunistët. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës Speciale në Tiranë, ai dhe anëtarët tjerë të Regjencës, Lef Nosi dhe Maliq bej Bushati, shpallen kriminelë lufte dhe armiq që popullit, për çka dënohen me pushkatim. Prokuror ishte Misto Treska, që si dikur ashtu edhe sot mbahet për njeri të letrave e të kulturës. Më poshtë mund të lexoni fjalën e fundit në gjyq, të Anton Harapit.

“Falnderoj Drejtësinë Popullit që po më jep fjalen e fundit në këte kohë të kritikshme per mue. Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija nëse nuk gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Kur përpara 40 vjetëve, në Shkoder u perpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se nuk duem Shqipni, por na nuk i kena vue këta n’litar.

Nuk kerkoj z. Kryetar, nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë. Franca e qytetnueme asht shembulla e Revolucioneve popullore, e gjykoi Petain dhe e fali, e këte nuk ja njoften per të keq, por ja njoften per mirë. Kujtoj se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi per Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë. Unë qëkur se kam hy në gojen e ujkut, Hausdingut, etj., jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.

A ka pasë Shqiptarë të marrë si unë që, për me pështue njerëz, me shkue e me u futë vetë në gojen e ujkut?! Ka pasë që sakrifikohen moralisht. Këte e kam thanë edhe në ligjeraten teme. Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë per me lehtësue vuejtjet e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale, sikurse e jueja që asht materjale. Gja tjetër nuk kam me thanë: Rrnoftë Shqipnija!” /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

7 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

7 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

7 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago