Shkencëtarët janë habitur nga gjetja e një oktapodi të rrallë me “lytha” dhe një sfungjeri deti “zombi”. Videoja e filmuar nga NOAA Ocean Exploration tregon pamjet e pazakonta të krijesave të çuditshme nën sipërfaqen e detit.
Oktapodi vjollcë me sy të mëdhenj shihet duke “shëtitur” në shtratin e oqeanit teksa shtrin tentakulat e tij të parme. E veçanta e këtij oktapodi është trupi i tij i mbuluar në lytha.
“Ky oktapod, i quajtur oktapodi me lytha për shkak të gungave kartilogjene në trupin e tij, u pikas në bregun atlantik të Floridës në Blake Escarpment”, shkroi agjencia detare. Ndonëse dihet shumë pak për këtë specie, sipas një studimi, pamja e tij varet nga thellësia ku jeton, pra në fjalë të thjeshta, sa më thellë që oktapodi jeton, aq më shumë gunga ka në trup.
Në pjesën e dytë të filmimeve, shfaqet një zbulim edhe më i çuditshëm, një sfungjer deti “zombi”. Quhet kështu sepse në pamje të parë duket edhe i gjallë, edhe i ngordhur, thonë ekspertët e NOAA.
Duket se “zombi” ka kolonizuar pjesët e brendshme të një skeleti. “Në fakt është rezultati i larvave që lindin dhe rriten brenda skeletit të paraardhësit të ngordhur”, sqaron NOAA./tvklan.al
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…