Në vitin 1952, Enver Hoxha inauguroi kompleksin e prodhimit të filmave të quajtur “Kinostudio Shqipëria e Re”.
Sigurisht, qëllimi kryesor i Kinostudios do të ishte prodhimi i dokumentarëve propagandistikë, që të jepnin një imazh të rremë të jetës së re e të lumtur që po ndërtohej në Shqipëri e të tjera.
Vetëm në vitin 1957 Konistudio provon që të prodhojë një film artistik. Ishte një film me metrazh të shkurtër, dhe pa shumë pretendime i regjisorit Hysen Hakani, por që do ti hapte rrugën një historie interesante.
Qysh nga kjo kohë filmat artistikë të prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re, edhe pse të orientuar dhe në shërbim të propagandës, si çdo e keqe do e sillnin një të mirë.
Të vendosur në rolet kryesore, një kast i ri artistësh, do të shkëlqenin me lojën e tyre duke u veçuar dhe dashuruar nga publiku.
Ishin disa artistë nga më të shkëlqyerit e të gjitha kohërave, si Naim Frashëri, Aleksandër Prosi, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Rikard Ljarja e shumë të tjerë, të cilët me lojën e tyre do të mbushin me emocion shpirtin e një populli të ndëshkuar nga forma e regjimit politik të instaluar për një kohë të gjatë.
Pikërisht një histori e kinematografisë shqiptare të kohës së komunizmit, ndërtuar me anë të filmave më të spikatur, do të sjellë në serinë e radhës emisioni Abc Story, te shtunën në mbrëmje, ora 22.15 në ABC News./abcnews.al/
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…