Një fenomen i rrallë, i cili ka dhuruar spektakël në rrjet ka ndodhur në shkretëtirën e Saharasë.
Si rrallë herë kjo shkretëtirë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero. Ky është një fenomen shumë i rrallë dhe i mrekullueshëm, pasi temperaturat aty janë shumë të larta gjatë gjithë vitit.
Ka qenë fotografi Karim Bouchetata, ai i cili ka fiksuar disa imazhe nga Saharaja e mbuluar me dëborë, dhe pamjet janë përhapur në të gjithë botën.
Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi këtë shkretëtirë. Më herët, dëbora ka mbuluar Saharanë dhe në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021.
Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…