Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të fesë katolike në botë.Të krishterët besojnë që Jezu Krishti është i varrosur në ‘Varrin e Shenjtë’ në Jeruzalem, kishë që gjendet nën përkujdesjen e familjes myslimane.
Familja e Adeeb Joudeh al Husseinit është kujdestare e çelësave të kësaj kishe për më se 800 vjet. Historianët thonë që familja Husseini e kishte marrë nën përkujdesje këtë monument nga Saladini, lideri arab që kishte çliruar Jeruzalemin gjatë Kryqëzatave.“Që prej vitit 1187 deri sot ne po e përmbushim këtë detyrë të shenjtë për ne. Unë kam mësuar që prej moshës 8 vjeçare që çelësat e varrit kanë kaluar nëpër familjen time brez pas brezi”, thotë Husseini.
Ai thotë që ka dekrete të Perandorisë Osmane që datojnë para shekullit të 16’të, e që zyrtarisht i japin kujdestarinë e këtij monumenti famijes së tij – ku besohet të jetë varrosur Jezusi.
Një tjetër familje myslimane me mbiemrin Nusseibeh e kishte për detyrë që të hapë dhe mbyllë portat e kishës.
Jeruzalemi është qytet që konsiderohet i shenjtë nga myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, kurse komunitetet nga të tri bashkësitë fetare jetojnë të ndarë e nën tensione në këtë qytet historik, përgatiti Express. (b.an)/InforCulture.info
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…