<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Everesti shkrihet: Humb 55 metra trashësi që u deshën 2000 vjet të formoheshin

Edhe akullnaja më e lartë në Everest duket e destinuar për një tërheqje të shpejtë, këtë e konfirmon një studim i publikuar në Nature i udhëhequr nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh. Dihet mirë se sistemet e akullnajave malore po zvogëloheshin në vëllim në mbarë botën, megjithatë dihet relativisht pak për ato në lartësitë më të larta, mbi 5000 metra.

Rezultatet e studimit erdhën falë një fushate kërkimi rekord në majën më të lartë në botë. Studiuesit, të shoqëruar nga një numër i madh alpinistësh, në fakt kanë instaluar dy stacione meteorologjike, në 7945 dhe 8430 metra: ata tani janë stacionet e motit në lartësitë më të larta në Tokë. Përveç kësaj, ata nxorën një bërthamë akulli në 8020 metra. Jo vetëm kaq: falë punës së tyre, janë zbuluar mikroplastika në lartësinë më të madhe, në 8440 metra. Dendësia e matur ishte 12 fibra për litër borë.

Të dhënat nga studimi i bërthamës së akullit bënë të mundur vlerësimin, për shembull, se në afërsi të Kollit të Jugut, në çerek shekullin e fundit, akullnajat kanë humbur rreth 55 metra në trashësi: 55 metra për të cilat u deshën pothuajse 2000 vjet të formoheshin. Sipas të dhënave, fenomeni i hollimit të akullit mund të ishte shkaktuar nga ndryshimet klimatike që në vitet 1950, edhe nëse ai do të përshpejtohej ndjeshëm nga fundi i viteve 1990, përcjell Scan.

Shkrirja dhe sublimimi në akullnajat më të larta të Everestit mund të ketë ndikim në nivele të ndryshme. Do të ketë një humbje progresive të kapacitetit të ruajtjes së ujit për përdorim njerëzor dhe për ekosistemin. Ky problem do të prekë 250 milionë njerëz që jetojnë pranë akullnajave malore, por edhe mbi 1.6 miliardë që marrin ujë nga rajonet malore. FCS

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

20 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

21 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

21 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago