Në Mesjetë, kripa ishte një burim i çmuar. Ajo kushtonte shumë, dhe besohej se kishte veti medicinale. Nëse kripa derdhej, ajo nuk ishte më në gjendje të përdorej si ilaç, dhe prandaj grumbullohej dhe hidhej mbi shpatullën e majtë, me qëllim që të verboheshin shpirtrat e këqinj, që besohej se përndiqnin vazhdimisht njerëzit përreth tyre.
Ekziston një arsyetim edhe më i vjetër, mbi supersticionin e kripur së derdhur. Në tabllonë e Da Vinçit ‘Darka e Fundit’, Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur kripën. Kjo bëri që shumë njerëz ta shohin këtë akt si një shenjë të keqe, dhe si diçka që ka të ngjarë të ndjellë fatin e keq.
Dihej se kripa e bën tokën shterpë për një kohë të gjatë, dhe nga kjo besohej se derdhja e kripës, është e ngjashme me mallkimin e tokës. Ndër shekuj ka pasur dëshmi të shumta mbi shenjat e këqija, që lidheshin me derdhjen e kripës. Përveç kësaj, që kur Kisha Katolike Romak e përdori kripë për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo kishte një rëndësi fetare, çka e bënte derdhjen e saj një shenjë të keqe. (bota.al)/InforCulture.info
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…