imnoni është një erëzë që rrjedh nga bima Cuminum cyminum e cila është vendase në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Përdoret nga njerëzit në mbarë botën për t’i dhënë shije dhe aromë ushqimit. Shija karakteristike e qimnonit dhe aroma e tij e fortë dhe e ngrohtë janë për shkak të vajrave esencialë që përmban. Përbërësi kryesor i përbërjeve të aromës është kuminaldehidi dhe alkooli i qimnonit. Përfitimet e tij shëndetësore janë të shumta dhe vazhdimisht në rritje bazuar në kërkimet e disponueshme.
Një studim i vitit 2015 tregoi se marrja e qimnonit në lidhje me një trajtim kundër obezitetit çoi në humbje të konsiderueshme në peshë te pjesëmarrësit pas tetë javësh nga marrja e tij. Një studim tjetër tregoi se gratë mbipeshë dhe obeze që konsumonin 3 g pluhur qimnoni në kos çdo ditë për tre muaj, kishin një ulje të ndjeshme të peshës, perimetrit të belit dhe yndyrës totale të trupit.
Në të njëjtin studim u zbulua se konsumimi i 3 gram qimnon në ditë çoi në nivele më të ulëta të kolesterolit total, kolesterolit të keq LDL dhe triglicerideve.
Përfitimet e kësaj erëze me aromën e saj karakteristike nuk ndalen këtu. Një studim i vitit 2017 tregoi se vaji i qimnonit në një dozë prej 50 ose 100 mg çoi pas tetë javëve të marrjes në një reduktim të sheqerit total në gjak, insulinës dhe imunoglobulinës A, shënuesit e kontrollit të diabetit.
Marrja e qimnonit gjithashtu duket të jetë efektive në luftimin e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar, kryesisht dhimbjes dhe fryrjes, sipas një studimi tjetër.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…