Fiset ilire të mesapëve, daunëve, japigëve e madje edhe dardanëve etj., populluan italinë qysh në kohët më të hershme.Nëse i hedh një sy të shpejtë “kolonive greke” të së ashtuquajturës “Magna Graecia”, në këtë hartë – ku, si të tilla, nënkuptohen kolonitë “greke” në jug të Italisë…
Martinelli (1932) thotë: “Dihet, që gjuha mëmë e shqipes, ishte ilirishtja e lashtë. . .; nga ilirishtja e lashtë, siç e pamë, rrodhën edhe shumë emërtime vendesh në Italinë jugore.”
Nëse i hedh një sy të shpejtë “kolonive greke” të së ashtuquajturës “Magna Graecia”, në këtë hartë – ku, si të tilla, nënkuptohen kolonitë “greke” në jug të Italisë, – vihet re se emrat e vendeve në një pjesë të madhe janë ilire e epirote, pavarësisht se kjo gjë anashkalohet. Fiset ilire të mesapëve, daunëve, japigëve e madje edhe dardanëve etj., populluan italinë qysh në kohët më të hershme.
Harta e sjellë këtu, shfaq një ngjashmëri të habitshme me emërvendet e shqipërisë së jugut:
Vendet:
ELIM,
PANORMUS,
HIMARA,
qëndrojnë pranë ishujve LIPARAE.
Në variante udhëtarësh të ndryshëm, enciklopedish, dokumentesh etj., kemi shqiptimin “LIAPURI”, për krahinën LABËRI.
Ngjashmëria është shumë e qartë mes ishujve antikë LIPARAE dhe LIAPURIA. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, emrat ELIM (ELYM), PANORMUS dhe HIMARA janë akoma sot e kësaj ditë të përdorura pjesën e Vargmaleve të Vetëtimës.
Himara, është emri i krahinës së dikurshme të Labërisë, i ruajtur sot veç në Himarën e Bregut; Panormusi është emri antik i Porto-Palermos; edhe emri Elimi ruhet si emërvend diku në këto male.
Kemi të bëjmë qartësisht me përdorimin e të njëjtave emra siç shfaqen në Sicilinë antike. Ata emra u vendosën nga ilirët dhe epirotët, stërgjyshër të shqiptarëve, të cilët ruajnë edhe sot, emrat e njëjtë në atdheun e tyre, Shqipërinë e sotme:
“Kalaja e Porto Palermos është ndërtuar mbi një rrip toke në qendër të gjirit të Palermos në bashkinë Himarë, gji i përmendur që në periudhën antike me emrin ‘’Panormus’’, liman i madh në mesin e maleve Keraune (Malet e Vetëtimës).”
/Thënie për shqiptarët/
Titulli: L’ode d’Archita
Autori: Nello Martinelli
Botues: Premiata tip., 1932
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…