Për shumë njerëz, pirja e kafesë së mëngjesit është pjesë e rutinës së tyre të përditshme.
Megjithatë, derisa mijëra njerëz mbështeten në kafenë e parë që të mund ta përballojnë ditën e tyre të punës, ekspertët këshillojnë që ndoshta është më mirë të presin disa orë për ta pasur efektin më të mirë të kafeinës, shkruan sot Koha Ditore.
Në momentin kur filloni të mendoni për kafenë tuaj të parë në mëngjes, sistemi juaj endokrin e krijon dhe liron dopaminën të njohur si hormoni i kënaqësisë anticipative, sipas “Introduction to Psychology” nga Lumeni.
Filloni të ndjeheni mirë edhe nga fakti që thjesht e dini që së shpejti do ta pini filxhanin tuaj të parë të kafesë.
Sipas Journal of Social Science Information, përgatitja e kafesë ose vozitja deri në kafenenë tuaj të preferuar janë veprime që e lirojnë akoma më shumë dopaminë në organizmin tuaj.
Nga ana tjetër, sipas revistës American Chemical Society, aroma e kafesë është shumë e rëndësishme. Zgjimi dhe shijimi i kafesë, thonë ekspertët, është më shumë sesa thjesht një metaforë.
Trupi juaj e absorbon kafeinën shpejt dhe duhen vetëm disa minuta që ajo të arrijë në tru. Pasi të arrijë atje, kafeina lidhet me pjesën e neuroneve që e tërheqin hormonin që na bën të flemë.
Në fund, hulumtimi ka treguar se secili filxhan pasues i kafesë nuk do ta ketë efektin e njëjtë si kafeja e parë e mëngjesit.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…