<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ekspertët sqarojnë: A ndikon bananja në nivelin e sheqerit në gjak?

 

E lirë, e lehtë për t’u transportuar dhe natyrshëm e ëmbël, bananja është një nga frutat më të konsumuara në botë. Ajo lidhet shpesh me formën fizike, shëndetin e zemrës, tretjen e mirë dhe furnizimin e menjëhershëm me energji. Megjithatë, vitet e fundit ka hyrë në qendër të debateve, pasi disa e konsiderojnë tepër të pasur me sheqer dhe niseshte.

 

Bananja u kultivua për herë të parë në Azinë Juglindore më shumë se 7.000 vjet më parë dhe u përhap globalisht përmes rrugëve tregtare. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u bë e përhapur në fund të shekullit XIX falë zhvillimit të transportit me anije me avull dhe teknologjive të ftohjes. Sot, një britanik mesatar konsumon rreth 20 banane në vit.

 

 

Sipas Dr. Duane Mellor nga Aston University, vlera ushqyese e bananes varet nga mënyra dhe momenti i konsumimit. Një banane mesatare përmban rreth 100–110 kalori dhe 14 gramë sheqerna natyralë, por gjithashtu është e pasur me kalium (350–400 mg) dhe rreth 3 gramë fibra, që ndihmojnë tretjen dhe funksionimin e zorrëve.

 

Një element i rëndësishëm është “niseshtja rezistente”, e cila ndihmon në shëndetin e zorrëve dhe në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht kur banania konsumohet pak më e papjekur.

 

 

Sipas rekomandimeve të NHS, këshillohet konsumimi i pesë porcioneve frutash dhe perimesh në ditë, ku një banane mesatare (80g) llogaritet si një porcion. Ekspertët sugjerojnë që një ose dy banane në ditë mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar.

Në përfundim, bananja mbetet një zgjedhje e shëndetshme kur konsumohet me masë dhe si pjesë e një regjimi ushqimor të balancuar.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

11 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago