Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes.
Për ta nisur ditën mbarë që në mëngjes, në fakt puna duhet bërë qysh një natë më parë.
Autori i “Extreme Productivity” dhe lektor në “Harvard Business School”, Robert Pozen, në një prononcim për New York Post, këshillon:
“Një natë më parë, vendos një regjim dhe shiko çfarë po bën dhe cili është qëllimi që ke për atë që po bën. Unë këshilloj që të praktikosh një mënyrë skematike me dy kolona. Në kolonën e majtë, vendos të gjitha takimet dhe telefonatat, ndërsa në të djathtën, shkruaj cili është qëllimi. (Pyet veten) Çfarë do të përfitoj nga kjo gjë?”
Këshilla tjetër e tij për mëngjese sa më produktive është mjaft e thjeshtë: Nxirr rrobat që do të veshësh të nesërmen një natë më parë, kështu që nuk do të mendohesh fare për këtë dhe mund ta fillosh ditën më lehtë.
“Unë jam kundër nisjes së ditës me një mëngjes të mërzitshëm”,– thotë Pozen.
Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…