Shqiptarët luftarakë, të veshur me rrobat e tyre të përditshme si fustanella, të zbukuruara me kamë, pistoleta dhe shpata, ishin një temë e preferuar për artistët e periudhës romantike. Madje vetë Bajroni zgjodhi të përfaqësohej me kostumin shqiptar në portretin e tij të famshëm nga Tomas Filips në vitin 1813.
Në fillim të shekullit të 19-të supozohej se shqiptarët ishin pjesa më e ashpër e forcave osmane, dhe në të vërtetë ka shumë përshkrime të udhëtarëve për pamjen e tyre alarmante.
Në këtë pikturë me ngjyra uji, autori Dekamps ishte përqendruar në tensionin mes dy luftëtarëve shqiptarë, teksa ata vështrojnë ashpër njëri tjetrin dhe ndeshen me shpatat e tyre të shkurtra dalluese. Ata sulmojnë njëri tjetrin ndërsa mantelet dhe fustanet e tyre të bardha (fustanellat) rrotullohen rreth tyre. Drama jehonë nga burrat dhe kuajt që afrohen nga prapavija, duke shpresuar të ndërhyjnë përpara se dyluftimi të rezultojë fatal.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…