Duket e pabesueshme por shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur se sa miliongona ka në Tokë. Shkencëtarët nga Universiteti Julius Maximilians thonë se filluan studimin sepse nuk kishte një vlerësim të besueshëm të numrit total të milingonave, ose sa të zakonshme ishin ato në habitate të ndryshme.
Kështu që ekipi mori përsipër detyrën e rëndësishme për të gjetur numrin e tyre. Ata shqyrtuan 489 studime që kishin të bënin me këtë çështje, duke mbuluar të gjitha kontinentet dhe habitatet, dhe nga ato të dhëna ata llogaritën atë që ata thonë se është një vlerësim empirik konservator.
Sipas ekipit, ka pothuajse 20 kuadrilion milingona në Tokë tani. Thënë kështu – ka 2000 herë më shumë milingona në Tokë sesa ka yje në galaktikën tonë. Ekipi shkoi një hap më tej dhe vlerësoi se sa do të peshonin të gjitha këto milingona së bashku – rreth 12 milionë tonë.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…