Ai konsiderohet si hero kombëtar në Britani, por faktet e reja tregojnë se Winston Churchill urdhëroi 50,000 bomba kimike, në mënyrë që i përdori ndaj Rusisë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Dy muajt e fundit të Luftës së Parë, Churchill autorizoi që predha kimike të hidheshin në disa fshatra të Rusisë, ku po ziente revolucioni bolshevik.
Në atë kohë, Churchill mbante postin e Sekretarit të Luftës në Britani. Ai i kërkoi mbështetje qeverisë së atëhershme dhe ushtrisë britanike për të luftuar ushtrinë e kuqe ruse. Sipas dëshmive, 50 mijë bomba u hodhën në pozicionet e fortifikuara nga bolshevikët në veri të Rusisë. Ky sulm është dokumentuar në shtator të vitit 1918. Gjithashtu, raportet thonë se Churchill kërkonte përdorimin e armëve kimike edhe ndaj fiseve tribale indiane, të cilët kishin ngritur krye në Indi ndaj pushtetit të Mbretëreshës. Qindra shkresa janë dërguar prej tij për blerjen e këtyre përbërjeve, edhe pse fatmirësisht, ai nuk mori asnjë përgjigje për autorizimin e përdorimit të tyre.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…