Në të shumtën e rasteve, rrahjet e shpeshta të zemrës vijnë si pasojë e një problemi në shëndet, por në disa raste është edhe një përgjigje normale e diçkaje që ndodh në trup. Zemra ka rreth 60 deri në 100 rrahje në minutë. Rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga një sërë arsyesh, duke nisur nga stresi.
Stresi shkakton lëshimin e hormoneve si adrenalina dhe kortizoli, që nxisin rrahjet e zemrës ose presionit të gjakut. Në të tilla raste provoni ushtrime që ju relaksojnë, joga, dhe ushtrime me frymëmarrjen.
Stimuluesit si kafeina, alkooli, nikotina gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Dehidratimi. Mungesa e ujit dhe lëngjeve në trup është një ndër arsyet kryesore, që sjell rrahje të shpeshta zemre. Kështu sigurohuni që gjithmonë të jeni të hidratuar. Sidomos në këto ditë të nxehta, konsumoni sa më shumë ujë.
Mungesa e gjumit rrit hormonet e stresit, të cilat rritin ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut. Është e nevojshme për të rriturit, shtatë deri në nëntë orë gjumë. Pavarësisht këtyre arsyeve, nëse keni shqetësime të herë pas hershme është e rëndësishme të kontaktoni me mjekun.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…