Deri në shekullin XIX, malazezët nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare
Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.
Sipas këtyre përrallave (të cilat Çosoviq i quan gënjeshtra), u tha se kjo ikje ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar porse e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.
Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko
.Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.
“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni. /Telegrafi/
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…