Nga Jahja Drancolli
Për dilemën e shfaqur me zë të lartë ditë më parë në një emision televiziv: Cili ishte identiteti ynë fetar në periudhën paraosmane, katolike apo ortodokse?! Çfarë thonë dokumentet papnore dhe dokumentet e tjera përkatëse?!
Papa Calixtus II (Kaliksti II) sipas bullës të tij të viteve 1119-1124, kishte konfirmuar se në fillim të shekullit XII Serbia nuk kishte formacion të pavarur kishtar. Së bashku me zotërimet e saj ajo ishte pjesë e Kryedioqezës Katolike Romane të Tivarit (Antivari-Antibari), e cila në atë kohë zotëronte edhe kishat e mëposhtme të ritit katolik roman: Dioklea (Diocletanensem), Tivari (Antibarensem), Budva (Buduensem) ), Shati (Scatarensem), Ulqin (Dulchinensem), Shasi (Suvacinensem), Shkodra (Scodrensem), Drishti (Drivastinensem), Pulti (Polatinensem), Serbia (Serbiensem), Bosnja (Bosoniensem) dhe Trabuni (Tribensem). Ndërsa, Kisha e territorit të sotëm të Kosovës, në atë kohë ishte në juridiksionin e ipeshkvisë së Kishës Katolike Romane të Prizrenit, e cila pas shkatërrimit të Justiniana Secunda (Ulpiana), mori kompetencë juridike dhe titullare. Në fakt, edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentet e perandorit bizantin, Bazili II (1019/1020), ka të dhëna indirekte se ipeshkvi i Prizrenit përmendet më herët (në vitin 458), në kontekstin e Koncilit të Kalcedonit më 451. Ipeshkvia e Prizrenit përfshinte Rrafshin e Dukagjinit dhe Rrafshin e Kosovës së sotme!
Struktura fetare e paraqitur më sipër kishte filluar të pësonte ndryshime në kohën e Dushanit, mbret i Rashës (Serbisë), i cili sipas Kodit të tij nga vitet 1349, 1355, legjitimoi persekutimin e katolikëve jo vetëm arbëror, por edhe kroat e boshnjak, proces ky që është intensifikuar fuqishëm sidomos me themelimi i Patriarkanës së Pejës në vitin 1557 nga Perandoria Osmane!
Burimi: Fragment nga manuskripti i Biblioteksë së Vatikanit, No. 7109, fleta 2!
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…