Më 2004 një tërmet 9.1 ballë rihter nën det nxiti cunami në Indonezi, duke vrarë të paktën 225 mijë persona në disa vende. Sistemet e paralajmërimit dështuan të ngrinin alarm të qartë për të.
Megjithatë, në minutat dhe orët para se të ndodhte tërmeti e më pas cunami, disa kafshë duket se e ndjenë atë dhe u përpoqën të iknin.
Sipas dëshmitarëve, elefantët ikën drejt tokave më të larta, flamengot lanë zonat e ulëta dhe qentë refuzuan të dilnin jashtë. Në bregdetin e Tajlandës, u tha se buajt filluan të preknin veshët, duke shikuar drejt detit dhe duke kërcyer minuta para cunamit.
“Të mbijetuarit raportuan se panë edhe kafshë si, lopë, dhi, mace dhe zogj që lëviznin pakontroll në tokë pak pas tërmetit dhe para se cunami të vinte”, ka thënë Irina Rafliana, studiuese në Institutin gjerman të Zhvillimit në Bonn, shkruan BBC.
Ajo tregoi edhe për raste të tjera. Më 2010 kur cunami vrau rreth 500 persona në ishullin Mentawai, kafshët dhanë shenja të tilla, sikur ta dinin se do të ndodhte diçka. Këto sjellje të kafshëve para fatkeqësive natyrore, kanë nxitur disa studiues që t’i përkushtojnë vëmendje serioze teorisë se kafshët mund të jenë të krijuara ashtu që të paralajmërojnë katastrofat natyrore./korrespodenti
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…