<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

​Cilat janë disa nga sëmundjet më misterioze në histori?

Përparimet në mjekësi e kanë bërë punën e mjekëve më të lehtë, por shfaqja e sëmundjeve dhe viruseve të reja ka ngatërruar procesin e diagnostikimit.

Cilat janë sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar?

E përjavshmja amerikane Newsweek ka publikuar një renditje, duke identifikuar 9 sëmundje që janë më të vështira për t’u diagnostikuar. Këtu ata janë në këtë speciale fotografike.

Lyme është një infeksion i shkaktuar nga një bakter, Borrelia burgdorferi, i transmetuar nga rriqrat Ixodes ricinus, një parazit i brejtësve të vegjël, drerëve, qenve dhe herë pas here njerëzve.

Një tjetër sëmundje është skleroza e shumëfishtë mund të ngjajnë me ato të shumë gjendjeve të tjera neurologjike, nga dobësia e muskujve, lodhja dhe problemet e fshikëzës.

Shkaku i sklerozës së shumëfishtë – i cili u përshkrua për herë të parë në mesin e viteve 1800 – është ende i panjohur. Mendohet se faktorët imunologjikë, mjedisorë dhe gjenetikë mund të luajnë një rol në përcaktimin e sëmundjes.

Fibromialgjia

Është një patologji shumë e diskutueshme, si sindroma e lodhjes kronike: disa ekspertë fajësojnë shkaqet biologjike, të tjerë e konsiderojnë atë një çrregullim psikologjik dhe më në fund ka nga ata që besojnë se shkaktohet nga faktorë fizikë dhe psikologjikë së bashku. Me pak fjalë, një nga rastet më komplekse.

Sëmundja hyn në kategorinë e “sindromave klinikisht të pashpjegueshme”: simptomat janë reale, por nuk ka konsensus për shkaqet që i shkaktojnë ato, dhe nuk ka shërim.

Duke mbërritur në një moshë të caktuar, prostata fillon të japë probleme. Në fakt, rreth një në dhjetë burra vuajnë nga prostatiti, një formë e inflamacionit të prostatës. Në shumicën e rasteve, flasim për 90 – 95%, këto janë shkaqe të panjohura që nuk i atribuohen baktereve.

Sifilizi është ndër infeksionet më të rrezikshme seksualisht të transmetueshme

dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dëmtime serioze të zemrës dhe sistemit nervor.

Sot sifilizi mund të identifikohet me disa teste të thjeshta laboratorike dhe mund të trajtohet me penicilinë. Por është thelbësore që të mos kontraktohet sepse dëmtimi i shkaktuar nga bakteri që e shkakton është i përhershëm.

Sëmundjet autoimune shkaktohen nga një “rebelim” i sistemit imunitar që kthehet kundër organeve që supozohet të mbrojë. Ato janë vazhdimisht në rritje dhe tani janë mbi 80. Këtu përfshihen lupus eritematoz sistemik. Nuk ka kurë, nuk kuptohet shkaku (edhe këtu teoritë më të akredituara e gjurmojnë sëmundjen tek retroviruset).

Nuk është një sëmundje e lehtë për t’u diagnostikuar dhe simptomat e para janë shpesh mashtruese: lodhje, dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, deficite njohëse.

SIDA është një problem larg zgjidhjes. Mbi 95% e rasteve të reja janë në vendet në zhvillim dhe HIV, virusi që e shkakton atë, prek mbi 33 milionë njerëz në mbarë botën (të dhënat 2008).

Megjithatë, për një kohë të gjatë, SIDA ishte një mister i vërtetë klinik, derisa u kuptua origjina e saj virale.

Nuk ka shërim, por ilaçet mund të ngadalësojnë sëmundjen që zakonisht çon në vdekjen e pacientëve. Prej vitesh është shpresuar të gjendet një vaksinë për të çrrënjosur përgjithmonë SIDA-n.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

3 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

5 hours ago