Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer siguron imunitet pothuajse total ndaj Covid-19. Është ky përfundimi që ka arritur një studim thelbësor në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojë se studiuesit kryen provën e parë të plotë për dozën e tretë të Pfizer.
Në një grup prej 5 mijë personash që kishin vetëm 2 doza pati vetëm 109 raste që treguan simptoma të Covid. Ndërsa në një grup tjetër prej 5 mijë personash të cilëve iu dha një dozë e tretë, pothuajse një vit pas të dytës, numri i të infektuarve ishte vetëm 5.
Shkencëtarët thanë se injektimi i dozës së tretë rivendosi mbrojtjen në nivele “të shkëlqyera” pas atyre të arritura pas dozës së dytë. Studiuesit thanë se një dozë përforcuese është 95.6% efektive kundër Covid-19.
Sekretari Britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se “rezultatet e shkëlqyera nga Pfizer tregojnë se vaksina e tyre përforcuese është e sigurt dhe 95.6% efektive kundër Covid-19. Është dëshmi e mëtejshme se përforcuesit janë mënyra më e mirë për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar këtë dimër. Ju lutemi, merrni dozat kur të telefonoheni” – tha ministri.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…