Kivi është një frut popullor që shumë njerëzve u pëlqen ta shtojnë në sallata dhe mëngjese të pasura dhe ushqyese. Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe dietologët kanë veçuar disa arsye pse ky frut duhet të jetë në menunë tonë çdo ditë.
Konsumimi i rregullt i kivit ndikon në shëndetin e përgjithshëm, si dhe në sistemin imunitar, zemrën dhe tretjen.
Ja pse.
Përmirësimi i sistemit imunitar
Dietologu Alex Turnbull thekson se kivi është “një burim i shkëlqyer i vitaminës C, një mikronutrient që luan disa role kyçe në sistemin tonë imunitar”. Kjo vitaminë thelbësore vepron si një antioksidant i fuqishëm që mund të mbrojë qelizat në trup nga dëmtimi.
Vitamina C, e gjetur në kivi, mund të rrisë neutrofilet, disa nga qelizat e para që reagojnë dhe lehtësojnë infeksionet, raporton Eating Ëell. Ata shtojnë se ngrënia e një kivi mund të sigurojë më shumë se 60 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila ka një efekt afatgjatë pozitiv në shëndetin e përgjithshëm, shkruan Index.hr.
Ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës
Përveç vitaminës C, kivi përmban edhe kalium dhe dietologia Kate Peterson thekson se vitamina C dhe kaliumi “mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut”. Ruajtja e presionit optimal të gjakut është e rëndësishme për shëndetin e zemrës, pasi një nivel normal i presionit të gjakut ndikon në uljen e ngarkesës së përgjithshme në zemër dhe arterie.
Tretje më të mirë
Kivi është i pasur me fibra dietike, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e tretjes së duhur dhe parandalimin e kapsllëkut. Ai gjithashtu përmban një enzimë të quajtur aktinidin, për të cilën një studim i vitit 2022 i publikuar në revistën Foods zbuloi se mund të përmirësojë ndarjen dhe tretjen e disa proteinave.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…