<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë ishte Revista Hosteni?

Përmes emisionit Shkurt e shqip në Rtv Ora, vjen për herë të parë një kthim në kohë në lidhje me revistën më të famshme humoristiko-satiriko-politike: Hosteni.

Hosten është një shkop i gjatë që shërben për të ngacmuar qetë. Kështu ishte edhe Hosteni për shoqërine e asaj kohe. Ama jo për të gjitha qetë!

I krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga Naku Spiro si shtojcë e Gazetës Bashkimi, Revista Hosteni jetoi deri në fillimet e vitit 1992.

Për aq sa të lejonte koha, Hosteni jo gjithmonë shkonte me kritikat e tij deri te ministrat ose te byroja politike. Sepse Revista Hosteni ishte një sistem i ngritur për t’u marrë me njeri-tjetrin, jo me ata që e qeverisnin këtë vend në ato vite.

Megjithatë, edhe pse e krijuar dhe e lëvruar në energjinë më të mirë të propagandës së kohës, Hosteni prapë ia doli të lëvrojë fjalën dhe imazhin brenda limiteve të përcaktuara, duke mos e kaluar cakun, ose kufirin e shtetit. Mbase në Hosten, imazhi ishte më i fortë se fjala.

Dikur kishte një shprehje: “Je bërë për Hosten”. Sot, mbase jemi bërë të gjithë për te Hosteni. Diçka ishte e sigurtë: Nëse dikur, të dilte emri në Revistën Hosteni, ishte e vështirë ta rregulloje biografinë e vetes tënde, por edhe të asaj që ti kishe abu zuar.

Për këtë arsye, Eljan Tanini, drejtues dhe gazetar i emisionit Shkurt e shqip ne Rtv Ora, ka arritur të intervistojë disa nga protagonistët e rëndësishëm të Hostenit që gjenden në Shqipëri dhe jashtë saj:

1. Flora N. Nikolla
2. Gaqo Veshi (Hyskë Borobojka)
3. Fatmir Selimaj (Lipe Kopani)
4. Kopi Kyçyku

5. Gaqo Bushaka
6. Meri Lalaj (Merushe Mokra)
7. Robert Kote
8. Bujar Kapexhiu

9. Lili Sula
10. Grigor Banushi
11. Jani Malo (Zhani Noksani, Deli Belaja, Maqo Prokopia)
12. Robert Goro
13. Agim Sulaj

14. Arben Meksi
15. Pëllumb Vreka
16. Luan Laze (Lula)
17. Oltsen Gripshi/Oranews/

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

17 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

17 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago