FSHATI IM
Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.
Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.
Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.
Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s’rri kurrë
as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua,
ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!
– Poezi nga Andon Z. Çajupi /InforCulture.info
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…