Njëherë moti një indian i vjetër, Cherokee, i rrëfu nipit një histori jetësore.
Në shpirtin e çdo njeriu bëhet betejë e vazhdueshme, si një luftë midis dy ujqërve.
Një ujk përfaqëson të keqen, zemërimin, zilinë, xhelozinë, urrejtjen, lakminë, arrogancën, gënjeshtrën, fajin, zemërimin, keqdashjen, egoizmin, talljen…
Ujku i dytë përfaqëson paqen, dashurinë, shpresën, qetësinë, mirësinë, përzemërsinë, bujarinë, të vërtetën, dhembshurinë, lumturinë, besimin …
Nipi u mendua disa çaste. Ai me përkushtim mendimin e thelloi në fjalët që ia tha gjyshi i tij dhe pastaj e pyeti:
Gjysh, cili ujk fiton në fund të fundit?
Indiani i vjetër shikoi nipin e tij dhe u përgjigj:
Fiton ai që ti vetë e ushqen. (Paula Coelho)
Marrë nga profili Ibrahim Berisha në facebook
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…